Karrierë/ 11 gabime që i bëni çdo ditë në punë dhe që mund t’i shmangni

Hënë, 09 Prill 2018 09:35

Ju mund të mendoni se “punonjësi i përsosur” punon pa pushim, kontrollon vazhdimisht emailet dhe nuk pushon asnjëherë apo nuk merr pushimet. Por ky është perceptim i gabuar. Në fakt, njerëzit më të suksesshëm kanë prirjen ta dinë se kur të shkëputen, të relaksohen dhe të rifokusojnë energjitë.

 

Kështu që, nëse po kërkoni rritje page, rritje në detyrë apo qoftë edhe disa fjalë të mira nga shefi, ja disa gabime që bëhen zakonisht e që duhet t’i korrigjoni. Shefi do ta vlerësojë shumë produktivitetin tuaj, ashtu sikurse dhe ju vetë.

 

Vonoheni

Edhe nëse shefi të lejon ta vendosësh vetë orarin, sërish duhet të synosh të shkosh herët në punë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se shefat kanë prirjen të vlerësojnë më shumë punonjësit që punojnë herët, duke i konsideruar më produktivë dhe më të ditur se sa ata që vijnë vonë. Edhe nëse punojnë të njëjtin numër orësh në ditë.

 

Gjëja e parë që bën, është të kontrollosh emailin

Duket sikur nuk ka kuptim, por ja që po të kontrollosh emailin që herët në mëngjes, ti i vë fre produktivitetit tënd, sipas ekspertes së menaxhimit të kohës, Julie Morgenstern. Të fillosh ditën duke iu përgjigjur 46966 emaileve të vë menjëherë në gjendje stresi, dhe më vonë do të ta bëjë më të vështirë që të fokusohesh. “Kërkesat, ndërprerjet, surprizat e papritura dhe kujtesat bashkë me problemet nuk kanë fund”, thotë Morgenstern. Ekspertja rekomandon që të fillosh ditën me një detyrë të rëndësishme që kërkon fokus dhe më pas të kalosh te gjërat më të vogla, si përgjigja e emaileve. “Shumë pak gjëra nuk mund të presin të paktën 59 minuta”, thotë ajo.

 

Emailet i ke shumë të gjatë

Njerëzit super të suksesshëm përgjithësisht shmangin e emaileve të gjatë, dhe kështu duhet të bësh edhe ti. Mendo pak se sa emaile merr në ditë. Tani mendo se sa shumë emaile të gjatë ke lënë të kalojnë pa i parë. Atëherë përse pret që të tjerët do të lexojnë emailet e tu të gjatë? Këshilla: Kufizoji emailet në pesë fjali, apo edhe më pak. Vetëm sigurohu që të jenë të gëzueshëm me qëllim që të mos dukesh si i/e pasjellshme.

 

Rri ulur në tavolinën tënde

Të rrish ulur, dhe jo në këmbë nuk është thjeshtë gjë e keqe për shëndetin. Në të njëjtën kohë të bën më pak të angazhuar dhe kreativ në punë. Një studim i ri i Olin Business School në Universitetin e Uashingtonit tregon se të qëndruarit në këmbë ndërkohë që janë angazhuar në një projekt grupi i bën punëtorët më kreativë, më entuziastë, më pak mbrojtës të ideve të tyre dhe më të gatshëm të bashkëpunojnë, se sa kur rrinë ulur. Një prej bashkëautorëve të studimit, një profesor në Universitetin e Uashingtonit thotë se “nëse punon në një vend ku rri në këmbë, do të lëvizësh më shumë, dhe për këtë arsye do të aktivizohesh më shumë fiziologjikisht. Trupi do të jetë “i ndezur”.

 

Përpiqesh të bësh shumë gjëra njëherësh

Me shumë gjasa, ndërkohë që lexon këtë shkrim, ke të hapura edhe gjashtë faqe të tjera interneti dhe je i bindur se të gjitha janë njësoj të rëndësishme. Dhe ndërkohë po bën një telefonatë. Dhe ndoshta po ha edhe drekë. Por studimet tregojnë se duhet që të fokusohesh në një sfidë me qëllim që ta bësh si duhet. Truri ynë mund të xhonglojë me lehtësi detyra të lehta e të vogla, por detyrat që kërkojnë fuqi reale të trurit kanë nevojë për përqëndrimin tënd të plotë. Kujtesa jote afatshkurtër nuk mund të përpunojë dy rrjedha të ndryshme informacioni njëkohësisht, dhe rezultati është që do të bësh një punë të keqe për të dyja detyrat. Kur lexon dicka ndërkohë që njëkohësisht përpiqesh t’u përgjigjesh emaileve, për shembull, ti nuk do të mbash mend asgjë nga ajo që ke lexuar. Dhe nëse nuk e mban mend, nuk do të mundesh ta citosh si duhet më vonë.

 

Nuk mban shënim për ditën tënde

Ditarët nuk janë vetëm për adoleshentë të fiksuar pas fotove të vetvetes dhe Justin Bieberit. Janë edhe për ty. Nëse cdo ditë gjen pesë minuta kohë të shkruash cfarë ke mësuar, cfarë shkoi mirë dhe cfarë nuk shkoi dhe aq mirë gjatë ditës së punës, atëherë kjo do të të ndihmojë të clirohesh disi nga stresi, të identifikosh zgjidhje për problemet dhe madje të arrish edhe në ide brilante që do të rrisin shumë profilin tënd në vendin e punës. Gjithashtu, kjo do të të kujtojë “stokun” e sukseseve të tu dhe jo të dështime, sipas Theresa Amabile, bashkëautore e “Parimi i progresit: përdorimi i fitoreve të vogla për të nxitur gëzimin, angazhimin dhe kreativitetin në punë”.

“Një prej arsyeve të mëdha për të mbajtur një ditar është që të rregjistrosh fitoret e vogla që përndryshe do i rrëshkasin kujtesës tënde”, thotë Amabile. “Mund ta shfrytëzosh parimin e progresit dhe të lejosh që të shtysh veten përpara duke kuptuar që po bën progres. Dhe është e dobishme gjithashtu të rregjistrosh edhe dështimet, pasi në të ardhmen të ndihmon të shmangësh pengesat për progresin tënd”.

 

Nuk del për “pushimin e lumtur”

Të gjithë kanë nevojë të clirojnë stresin. Disa e bëjnë duke shkuar një orë në palestër. Të tjerë të hanë një akullore. Por për shumëkënd në një vend tipik të punës, clirimi i stresit bëhet para një gote birrë të ftohtë në banakun e një lokali. Je apo nuk je pijedashës, duhet të mendosh që të shkosh në një lokal pas pune herë pas here. Eshtë një shans i madh për takime dhe për t’u miqësuar me shokët e punës. Shmangia e aktiviteteve jashtë vendit të punës me kolegët mund të të bëjë të dukesh si dikush që nuk shkon me të tjerët. Dhe nuk është përshtypja që do të doje të lije në vendin e punës.

 

Nuk ke një hobi

Nxitja e interesave të tu krijues të bën në fakt një punonjës më të mirë, sipas një studimi të kohëve të fundit të Universitetit Shtetëror të San Franciscos. Shpenzimi i energjive mendore për dicka që nuk ka fare të bëjë me punën – një instrument muzikor, apo edhe thjeshtë një libër – të bën më shumë produktiv kur rikthehesh në zyrë. Në një deklaratë për shtyp, përjegjësi i studimit tha se hobi kreativ i bën punonjësit të ndihen më të rifreskuar dhe produktivë ditën tjetër. Po kështu, pjesëmarrësit në studim ishin më kreativë dhe më të prirur të ndihmonin kolegët në punë.

 

Nuk merr pushime

Ti mund të mendosh se po tregohesh i ndërgjegjshëm dhe punëtor i madh kur shmang pushimet, por ti vetëm sa po i bën dëm vetes. Marrja e disa ditëve pushim të rikarikon bateritë dhe është po aq e mirë për produktivitetin dhe kreativitetin tënd në punë, sa është edhe për shëndetin. “Pushimet nxisin kreativitetin, ofrojnë një perspektivë të re për zgjidhjen e problemeve, përmirësojnë marrëdhëniet dhe rrisin produktivitetin”, thotë Dr Glenn D. Braunstein, zëvendës president i Cedars-Sinari. “Mund të të shpëtojë edhe jetën”.

 

As gjatë ditës nuk pushon

Në vitin 2012, vetëm 1 në 5 amerikanë hanin larg tryezave të punës në kohën e drekës, një tendencë që duket e përgjithshme. Por ndërprerja e herëpashershme e punës i bën punonjësit më produktivë dhe rrit fokusin. Edhe dalja për një shëtitje të shkurtër gjatë itës së punës mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen me 20 përqind, sipas një studimi të Universitetit të Michiganit. Ose nëse nuk të pëlqen, po të shohësh fotografi të natyrës mund të rikarikosh një tru të lodhur më mirë se sa duke mbushur një tjetër filxhan me kafe.

 

Po sakrifikon shëndetin dhe gjumin

Pas një dite të gjatë në punë, mund të mos kesh energji për të shkuar në palestër. Do vetëm të zhytesh në kolltuk me një pjatë me djathra dhe të përpiqesh ta harrosh ditën e lodhshme me nëonjë film. Ose e merr punën me vete në shtëpi dhe qëndron vonë, duke u përpjekur të fitosh pakëz avantazh për ditën tjetër. Sido që të jetë, po i bën dëm të madh vetes. Të ngrënurit si duhet, ushtrimet dhe gjumi i mjaftueshëm janë të gjithë elementë që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të punonjësve. Ushtrimet rrisin kreativitetin dhe reduktojnë ndjenjat e stresit, që mund të shkaktojnë dëme në shëndet dhe ulje të produktivitetit. Dhe nëse ha ushqimet e gabuar, në shtëpi apo në drekë në punë, më vonë do të ndihesh letargjik dhe joproduktiv. Sistemi i eleminimit të mbetjeve që ka truri ynë vihet në funksionim të plotë kur ti fle gjumë, duke e pastruar kështu mendjen në përgatitje për ditën tjetër. Dhe ndërkohë që ti fle, truri yt vepron si një ilac mrekullish, duke forcuar kujtesën, riparuar qelizat, rregulluar metabolizmin dhe mësuar detyra të re motore. Të gjithë këto të rikarikojnë për në punë ditën tjetër – dicka që edhe shefi yt, edhe ti vetë do ta vlerësoni.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 13:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...