Sipas parashikimit të motit dita e sotme do të ketë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të cilat do dominojnë në pjesën e parë të ditës.
Por pasditja do të fuqizojë përkohësisht vranësirat duke sjellë rrebeshe dhe stuhi të shkurtra ere në Veri- Verilindje ndërsa mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare pjesa më e madhe e Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulët në 1 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare; më të theksuara kthjellimet në rajonin Mesdhetar dhe zonat Qendrore të Europës
Ndërsa Europa Juglindore dhe pjesërisht Verilindja e saj, do të jenë me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu.