Rikthimi në punë pas lindjes është një temë e diskutueshme për nënat e reja, sidomos nëse kanë lindur me prerje cezariane. Ky është motivi i një letre që një gjinekologe i ka shkruar pacientes së saj 20 vite pasi kishte lindur.
''E dashur nënë !
Rreth 20 vjet më parë, me shumë gjasa në vjeshtën e vitit 1995 ju erdhët tek unë për kontroll pas lindjes me prerje cezariane. Unë në atë kohë kisha pak vite eksperiencë. Ju më kërkuat që ta zgjasja raportin tuaj për të qëndruar në shtëpi për tetë javë, por në gjykimin tim ju nuk kishit asnjë problem shëndetësor, kështu që gjashtë javë ishin të mjaftueshme për të marrë veten nga lindja.
Dy vite më vonë unë u bëra nënë vetë. Atëherë e kuptova se gjashtë javë janë shumë pak. Nëna është ende në rrezik për ndryshimet e humorit, por në atë kohë unë nuk ju pyeta sesi ndiheshit emocionalisht. Nuk të pyeta se çfarë lloj pune bën, nuk të pyeta nëse po ushqen fëmijën me gji. Këto detaje më dukeshin të parëndësishme. Por, sot 20 vite më vonë më thyhet zemra teksa shkruaj këtë letër faljeje. Më vjen keq që nuk kam pasur ndjeshmërinë që kam tani. Unë kam arritur t’ju kuptoj kur jam bërë nënë vetë dhe kur kisha shumë njerëz pas lindjes në gatishmëri për të më ndihmuar dhe kuptuar. Kam vuajtur dhe kam luftuar shumë dhe kur u ktheva në punë, fëmija më mungonte shumë. Më besoni se ngjarja me ju më ka bërë të jem mjeke më e mirë gjatë gjithë jetës.