1. Një udhëtim me çantë shpine, nga ata gjatë të cilëve nuk e vret mendjen se si do vishesh, mjafton të kesh ca rroba për t’u ndërruar!
2. Një udhëtim si vullnetare, për të parë vende e kultura të ndryshme dhe për të kuptuar se sa shumë ka akoma për të zbuluar nga bota.
3. Një udhëtim gastronomik. Zgjidh vendin e duhur dhe mos mendo asgjë tjetër veç gjërave për të ngrënë e për të pirë!
4. Një turne nëpër ishuj, zgjedhja varet nga xhepi yt…
5. Një udhëtim në çift! Lloji më i lehtë për t’u realizuar…
6. Një udhëtim luksoz! Nuk po themi që duhet ta bësh sot, duhet të bësh ca para më parë, por planifikoje!
7. Një pelegrinazh në këmbë! Do të jetë medoemos një përvojë unike!
8. Një udhëtim me të gjithë familjen…Është e kotë t’iu japim argument për këtë…Jo vetëm që do të kënaqen të gjithë por do të kaloni edhe kohë me njëri tjetrin.
9. Një udhëtim me mikeshat e tua të ngushta, por këtë, me gjasë, e ke bërë tashmë!
10. Një udhëtim ku të mos kesh planifikuar asgjë! Do humbasësh? Punë e madhe! Lëri të gjitha në dorë të rastësisë, kur të kthehesh do të kesh kujtimet më të bukura, nga të gjitha përvojat që ke jetuar.