Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira më të shpeshta kryesisht në Veri dhe Verilindje ku priten shira afatshkurtër ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 11 në 31°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.
Europa
Vijojnë rrebeshet e shiut si edhe stuhi të shkurta ere në Europën Juglindore dhe atë Qendrore. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqitet rajoni i Balltikut. Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit moti vijon i kthjellët me vranësira kalimtare.