Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë, 5 qershor 2018.
Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë mundësinë për shira të dobët në zona të izoluara të Ultësirës Perëndimore. Por pasditja lokalizon vranësirat drejt Lindjes së territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm në Veri- Verilindje.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera të njëjta gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi MBI 32°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në Veri-Verilindje, me shpejtësi deri 35 km/h nga Perëndimi ndërsa në det dallgëzimi vijon 1-2 ballë.
Europa
Juglindja e Europës vijon me shira të përkohshëm. Po ashtu vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu përfshijnë Perëndimin e kontinentit. Ndërsa moti kryesisht i kthjellët do të ndikojë Europën Veriore dhe pellgun mesdhetar.