E largon stresin, ju ndihmon të flini më mirë, jua rritë vetëbesimin, etj. Jo, s’po flasim për përfitimet e peshëngritjes apo efektet anësore të heqjes së dhjamit, por jemi duke folur për masturbimin.
Megjithëse, këto nuk janë të vetmet përfitime që i sjell masturbimi, pasi që, sipas një studimi nga TENGA (brend për kënaqësi seksuale), masturbimi mund t’ju bëjë dashnor më të mirë.
Lajmi i mirë për ju dhe të dashurën tuaj është se studimi i TENGA-s ka zbuluar që meshkujt të cilët masturbojnë një herë në javë kanë 10 për qind vetëbesim më të lartë në performancën e tyre seksuale sesa meshkujt që nuk masturbojnë.
Njëkohësisht, 12 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se masturbimi iu ndihmon të kenë orgazëm më kualitative gjatë seksit me partneren.
Sipas ekspertëve të seksit, masturbimi i rregullt përveç se e rritë vetëbesimin, gjithashtu e rritë vetëdijesimin për zonat erogjene dhe teknikat e stimulimit.