Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar përjashtuar orët e mesditës në ekstremin verior dhe Verilindor ku do ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar. Pasditja dhe orët vijuese vijojnë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 12 gjatë mëngjesit deri në 33°C, maksimumi në zonat Perëndimore.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 2 ballë.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe pjesa më e madhe e zonave Lindore të kontinentit dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por me vranësira dhe shira të herë pas hershëm mbeten brigjet Perëndimore të Europës dhe pjesërisht zonat Qendrore.