Një ngjarje e pazakontë i ka tronditur të gjithë vendasit në një provincë të Rusisë.
Teksa po mbillte patate në kopshtin e tij, një burrë ka gjetur të groposur kafkën e një njeriu, të cilën ja ka treguar menjëherë bashkëshortes së tij.
Mirëpo 60-vjeçarja e ka lënë pa fjalë, kur tërësisht e qetë i ka thënë "Mos u shqetëso, është burri im i parë."
Ajo i tregoi atij se 21 vite më parë e kishte sulmuar bashkëshortin e saj me sëpatë gjatë një zënke, pasi ai kishte ardhur në shtëpi i dehur dhe e kishte goditur atë.
Ajo e kishte copëtuar 52-vjeçarin e më pas e kishte varrosur në parcelën me patate. Më pas ajo prentendoi se ai kishte shkuar në punë dhe nuk u kthye më kurrë.
Megjithëse 60-vjeçarja i kishte kërkuar burrit të saj të digjte pjesët e mbetura të kufomës, të harronte ngjarjen e të mos i tregonte policisë, ai e ka raportuar menjëherë këtë krim.
Gruaja është vënë në arrest shtëpie derisa ngjarja të hetohet dhe e akuzuar për vrasje me paramendim rrezikon dënimin maksimal me 10 vite burg.