Njihuni me parashikimin e motit për sot, e dielë, 10 qershor 2018.
Moti mbetet me kthjellime vranësira kalimtare deri pas mesditës kur sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në zonat malore por shira të izoluar në zonat e ulëta ndërsa bregdeti Qendror dhe Jugor paraqiten kryesisht pa shira.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin mbi 32°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë.
Europa
Në pjesën më të madhe të Europës dominojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por brigjet Perëndimore të kontinentit si edhe pjesërisht Europa Juglindore mbeten me vranësira dhe shira të përkohshëm.