Gjatë gjithë ditës, moti paraqitet me kthjellime e vranësira të lehta. Përjashtuar orët e pasdites të cilat fuqizojnë vranësirat në ekstremet veri-verilindje ku priten shira të izoluar por pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rritje 1-2°C, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet mbi 34°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi i ulët.
Europa
Vijojnë vranësirat me rrebeshe të shpeshta shiu në Veriperëndim dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Europës. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në pjesën më të madhe të kontinentit përjashtuar Juglindjen ku vranësirat janë më të shpeshta.