Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke sjellë shira të përkohshëm.
Vonë pasdite dhe gjatë natës, kthjellimet me vranësira kalimtare ri-kthehen në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë.
Europa
Ekstremet kontinentale veriperëndim-juglindje mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të shkurtra shiu. Po ashtu, shira më të pakët do të ketë në zonat Qendrore të Europës. Por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Europën Jugperëndimore dhe pellgun mesdhetar.