Dita fillon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Nga kjo situatë përjashtohet bregdeti Jugperëndimor, ku vijojnë kthjellime të shkurtra me vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore, ndërsa shira të izoluar priten në ultësirën Perëndimore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një tjetër rënie me 1 – 2°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 30°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.
Europa
Gadishulli Ballkanik dominohet nga vranësira të shpeshta dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, shira të përkohshëm do të ketë edhe Europa Veriperëndimore.
Ndërsa vijojnë kthjellimet me vranësira të lehta në pjesën më të madhe të kontinentit Europian.