Sipas Meteoalb, moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri-Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.
Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.
Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C; më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës në zonat Veriperëndimore ku pritet maksimumi 31- 32°C.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.