Performanca e saj në ‘Eurovision’ tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën dhe Eleni Foureira vijon të shijojë sukseset e këngës së saj ‘Fuego’.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar së fundmi datat e turit të saj veror në Evropë. Pjesë e listës është edhe një koncert në Tiranë, ku Eleni do të performojë më 27 korrik.
Të tjera koncerte, këngëtarja shqiptare ka planifikuar në Barcelonë, Madrid, Ibiza, Amsterdam, Londër dhe Stokholm.
Pas Ermal Metës dhe Rita Orës, Eleni Foureira është këngëtarja e tretë shqiptare me famë ndërkombëtare që do të performojë në Tiranë.