Kompania gjigande Apple ka firmosur një kontratë multimilionëshe me Oprah Winfrey për të krijuar programe të reja origjinale.
Kjo kontratë u firmos pasi Apple ka riorganizuar përmbajtjen e programeve origjinale, duke konkurruar kokë më kokë me kundërshtarë të fortë si Netflix dhe Amazon.
“Këto programe të reja do të zhvillohen në prezencën e Oprah Winfrey si pasojë e aftësisë së saj për të krijuar lidhje të forta me njerëzit anembanw botës,” u shpreh Apple në një deklaratë të premten.