Flokët e prera shkurt kanë qenë gjithmonë modeli seksi i verës, por edhe vajzat që duan flokët e gjata mund të duken ''in''.
Frymëzuar nga disa prej vajzave më të njohura të shoëbiz-it botëror këto modele janë idealet e flokëve seksi në verë.
Kaçurrela natyrale si Jennifer Lawrence ose nëse s’i keni kaçurrela bëjini me një shkumë.
Kapini bisht lart si Kim Kardashian dhe mbajeni të çrregullt duke i dhënë volum.
Për një model klasik mbajini në njërën anë si Jennifer Garner.
Në qendër të kokës kapni dy gërsheta të vogla dhe lidhini ato si Naomi Campbell. Bëni një gërshet të gjatë të lirshëm ashtu si Camila Cabello.
Flokë të valëzuar të çrregullt si Jessica Biel janë modeli ideal për ju me flokë të gjata.
Siguroni që bishti juaj i gjatë i kapur pas koke të duket kaq i bukur sa i Jennifer Lopez.