Ai ka lindur djalë, quhet Aron, por gjithmonë e ka ndjerë se ka lindur në trupin e gabuar. Aron ishte 18 vjeç kur kishte fiksim Jared Norris, por ky i fundit nuk e kishte pranuar. Aron vendosi të kthehej në femër dhe për 7 muaj iu nënshtruar terapisë së ndryshimit të hormoneve.
Dy vite më vonë, Aron i cili tanimë mban emrin Erin Anderson u kthye në një femër super seksi që ja hoqi trurin fiksimit. Komunikimi mes tyre nisi nga një pëlqim që Jared i bëri në Instagram.
“Ajo do që të duket më shumë femër, por për mua është e bukur”, u shpreh Jared.
“Para se të takohesha me Jared, kam patur takime me të tjerë, por asgjë nuk ndodhi sepse kishin frikë t’i tregoja familjes ose miqve të tyre se isha transgjinore. Jared nuk kishte frikë, ai i tha familjes së tij se jam trans dhe nuk i intereson çfarë mendojnë të tjerët.”, u shpreh Erin, 22 vjeçare.