Gabimet që bëjnë burrat në një marrëdhënie

E Enjte, 21 June 2018 09:36

A e keni pyetur veten çfarë mund të keni bërë që i dhatë fund një marrëdhënie? Ja 7 gabime të zakonshme që bëjnë shpesh burrat.

Janë fëmijë – burra. Një grua nuk do të jetë në një marrëdhënie me një fëmijë shumë të rritur. Kërkon dikë që të dijë të marrë vendime, të marrë iniciativë dhe të ketë kontroll. Gjithnjë e më tepër burri modern po dobësohet, po bëhet pasiv dhe më pak i sigurt në atë që mendon e vepron. Nëse kërkoni ta kënaqni duke e pyetur vazhdimisht se çfarë kërkon të bëjë dhe duke e vënë në majë të një piedestali për ta adhuruar ajo do të bëhet e gjallë.

Lenë mënjanë arritjet personale. Shumë të rinj heqin dorë nga vetja, sapo hyjnë në një marrëdhënie afatgjatë. Nuk përpiqen të jenë më të mirë, nuk kujdesen për veten dhe vendosen në një jetë mediokriteti, sepse kanë gjetur dikë që do t’i pranojë për atë që ata janë.

Harrojnë miqtë e tyre. Sigurisht që do të kaloni më pak kohë me ata, por kjo jo t’ju ndryshojë radikalisht atë që jeni. Miqtë tuaj janë ende miqtë tuaj dhe nëse nuk keni një jetë jashtë marrëdhënieve tuaja, po e mbani veten në një qeli me një vajzë.

Heqin dorë nga ëndrrat. Ashtu si për pikën 2 jeta nuk duhet të përfundojë, sapo të keni hyrë në një marrëdhënie serioze. Duhet të jeni të lumtur brenda dhe jashtë marrëdhënieve tuaja. Të dyja palët duhet të ndërgjegjësohen për jetën e tyre që shtrihet para tjetrës. Me pak fjalë shkojini pas ëndrrave dhe jetojeni jetën.

Të fiksuar pas asaj. Ka patur jetë para të dashurës suaj dhe ka jetë përtej të dashurës. Nuk ka rëndësi sa tunduese është të kaloni të gjithë kohën me të, duhet të bëni një hap prapa dhe të shihni, nëse po filloni ta mbysni me shumë vëmendje.

Xheloz i sëmurë. Një dozë e vogël xhelozie është e shëndetshme, por të kontrolluarit gjithçka nuk është as romantike dhe as e dëshirueshme. Nëse kërkoni të lexoni telefonin, apo ta ndiqni nga frika se mos u kushton vëmendje të tjerëve ky është një problem besimi.

Të mbeteni të bllokuar në një hulli romantike. Edhe pse s’mund të mbani gjithmonë të njëjtin nivel emocionesh që kishit në fillim të marrëdhënies, është e rëndësishme të përzieni gjërat dhe të bëni gjëra të reja së bashku. Nëse nuk provoni do të mbeteni gjithmonë në rutinën e përditshmërisë, seksi mund të kthehet në monoton, mbrëmjet e takimeve mund të duken si punë dhe madje aktiviteti juaj i preferuar mund të zbehet. Kjo do ta bëjë të dashurën tuaj të ndihet e bllokuar në një marrëdhënie që i ka humbur shkëndija. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...