Një muaj më parë Princ Harry dhe Meghna Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Mirëpo pas këtij lajmi, në rrjetet sociale por dhe në mediat e huaja ka qarkullar lajmi se dukesha është shtatzëne.
Sipas revistës ‘Ok!’ Harry dhe Meghan janë shumë të lumtur dhe i kanë treguar lajmin menjëherë Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton.
“Ata nuk e prisiin që të vinte kaq shpejt ky moment, por tani janë shumë të lumtur aq më tepër që presin binjakë”, – tha një burim për ‘Ok!’. Megjithatë Meghan nuk ka treguar ende asgjë, duke qenë se në fotografitë e saj barku dhe trupi duket normal.
Ndërsa po i njëjti burim bën me dije se dukeshës i jep këshilla kunata e saj Kate Middleton