Dita e premte datë 22 qershor, moti do të mbetet i paqëndrueshëm pra do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës të cilat në mesditë do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/28°C
Zonat e ulëta 18/31°C
Zonat bregdetare 20/30°C