Këngëtarja Miriam Cani, në një prej netëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan’ u shfaq e veshur me krijimin e stilistes me famë botërore Elisabetta Franchi.
Mbrëmjen e djeshme stilistja ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram foton e Miriamit të cilën edhe e ka etiketuar.
Kjo nuk është hera e parë që Franchi publikon foto të vajzave shqiptare me veshjet e saj, midis të cilave kanë qenë edhe Luana Vjollca, Alketa Vejsiu, Xhensila Myrtezaj dhe Kiara Tito.