Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë padyshim çifti më i pëlqyer i showbizz-it shqiptar dhe kjo ndodh për vetë faktin se ata janë të matur e shumë të dashuruar me njëri-tjetrin njëkohësisht.
Por Roberti na ka vërtetuar pasditen e sotme se Nora është gruaja më me fat që ka një burrë të tillë në krah.
I ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku këngëtari foli për jetën e tij dhe karrierën, nuk ka humbur shansin të flasë edhe për faktin që njihet më shumë si burri i Nora Istrefit, se sa si artist.
“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them haptazi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri.Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, u shpreh pa hezitim Roberti, një fjali që të gjitha femrat do donin ta dëgjonin nga mashkulli i tyre i zemrës.
Epo bashkëshorti sapo i bëri dhuratën më të bukur në botë këngëtares bukuroshe.