“Game of Thrones” është një nga serialet më të ndjekura në gjithë botën. Saga e 8 sezoneve të këtij seriali është ndjekur shumë dhe ka arritur të ketë fitime marramendëse. Produksioni po punon për sezonin e 9-të dhe të fundit që pritet të dalë për publikun në 2019-ën.
Pavarësisht dragonjve, të vdekurit e bardhë që ecin dhe ujqërve legjendarë, bota e “Game of Thrones” nuk është aq imagjinare sa duket. Në fakt, “King`s Landing’ është filmuar kryesisht në një vend real dhe shumë të bukur, në qytetin e Dubrovnikut, në Kroaci, shumë pranë Shqipërisë.
Një zonë e mbrojtur nga UNESCO, Dubrovniku njihet si perla e Adriatikut, falë edhe poziciont strategjik dhe arkitekturës mahnitëse të stilit gotik dhe barok. Qëkur HBO ka nisur transmetimet e show-t televiziv, në Dubrovnik është rritur numri i turistëve.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni disa nga xhirimet e pjesëve të ‘Game of Thrones’.