Le ta hamendësojmë se e keni parë Dasmën Mbretërore dhe ju ka pëlqyer e verdha e Amal Clooney-it. Ndoshta keni menduar të përdorni të njëjtin tonalitet në dasmën e një mikeje. Wshtë pa dyshim një nga ngjyrat më në modë për verën e 2018-s së bashku edhe me ngjyra të tjera të forta, por edhe më e vështira për t’u veshur.
Ja disa rregulla për të mos gabuar.
Padyshim që po, për të verdhën shafran
Ky është tonaliteti, të cilit duhet t’i mëshoni. E ka përdorur mes të tjerëve Jacquemuspwr koleksionin e tij të frymëzuar nga jugu i Francës dhe është pikërisht kjo zgjedhja e Amalit për një veshje komplete, duke përfshirë edhe kapelën që tërhoqi shumë vëmendje në ditën e dasmës së Meghan e Harry-it.
Ndoshta e verdha limon.
E zbehtë, thuajse e bardhë. Duke u nisur nga pasarelat milaneze të Luisa-s Beccaria-s dhe Trussardi-it është veçanërisht e përshtatshme për njerëz me lëkurë transparente, të zbehtë dhe me flokë të kuq zjarri, tipi i Ema Stone, në të kundërt risku është i lartë.
Kategorikisht jo të verdhës okër
Me një tonalitet në të gjelbër dhe përdorim tek mëndafshi është ngjyra që shkon më pak. Mbretëresha Maxima e Hollandës e ka veshur disa herë kohët e fundit, por pa sukses. Të njëjtin mendim ndajmë edhe për Karlie Klossme me një version flokësh bjondë- plantin dhe me një veshje në kontrast.
Një rënie e ngjyrave tropikale
Lule të mëdha, gjethe dhe zogj ekzotik të lejojnë një përzierje ngjyrash që përfshin të verdhën, por edhe jeshilen dhe të zezën. Mund të jetë kompromisi i duhur.
E verdha origjinale, në varësi të personit.
Mbetet ngjyra në versionin e saj më klasik. Këtu rregulli është një dhe i vetëm: sa më e errët të jetë ngjyra e lëkurës, ngjyrë e natyrale ose e nxirë nga dielli, aq më e vogël do të jetë mundësia për të mos u dukur keq. Kujdes edhe për ngjyrën e flokëve, pa dyshim që bruneve u shkon më shumë se biondeve