Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në pjesën më të madhe të vendit por pasditja sjell përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 1- 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin territorial mbi 30°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Europa
Vijon Europa Juglindore dhe pjesërisht zonat Qendrore të saj me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu por edhe stuhi të forta ere. Por pjesa më e madhe e Europës dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme kthjellimet në Veri-Veriperëndim.