Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase munden edhe më shumë se kjo! Një hulumtim i paradokohshëm sugjeron që bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqij.
Një eksperiment i bërë në universitetin Yale ka treguar që bebet më shumë i duan personat të cilët janë të sjellshëm, ndërkaq konkludimet e tyre për njerëzit i marrin në bazë të mikrosinjaleve.
Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla – e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 80 për qind e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq.
“Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, ka treguar Paul Bloom, autor i librit” Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”.
Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit.
Trevjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.
Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë.
Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj.