Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë të gjithë vendin gjatë gjithë ditës, më të shpeshta në Veri dhe zonat Lindore. Edhe mbrëmja dhe orët e natës, vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit por rritje të ndjeshme sjell mesdita në Ultësirën Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.