Paraditja e së premtes pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, pas mesditës vranësirat fuqizohen lehtësisht në territor, duke sjellë shira të dobët dhe afatshkurtër në Veri dhe pjesërisht në Qendër.
Pasdite dhe orët vijuese rikthehen kryesisht kthjellime në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë mëngjesit, por rritje më të ndjeshme sjell mesdita kur pritet maksimumi 32°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.
Europa
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit. Më të theksuara kthjellimet në Europën Perëndimore dhe pellgun e Mesdheut.
Por Ballkani dhe pjesërisht zonat Qendrore të Europës mbeten me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.