Çdo ditë i ekspozohemi stresit, mirëpo ky truk do t’ju ndihmojë që të liroheni për tre minuta, kudo që të gjendeni.
Instruktorja e meditimit Emily Knoles, ka këshillën se si në mënyrën më të thjeshtë të largoni stresin.
“Nuk ju nevojiten qirinj, nuk jeni të detyruar të uleni këmbëkryq në dysheme”, thotë Knoles.
Gjithçka duhet të bëni është që të mbyllni sytë apo të fokusoheni në një pikë (gjë që mund ta bëni madje edhe kur jeni në punë edhe kur jeni ulur pranë tavolinës), derisa shputat ju janë lëshuar rrafsh në dysheme.
Derisa i mbyllni sytë apo me përqendrim shikoni në një pikë, merrni thellë frymë nëpër hundë, pastaj thjesht nxirreni frymën.
“Nxjerrja e frymës është mënyrë shumë e efektshme me të cilën i rekomandojmë trupit që në kohë të përsëritet”, thotë Knoles.
Pastaj filloni të merrni frymë ashtu që në vete të numëroni: një derisa merrni frymë, një derisa nxirrni frymën, dy derisa merrni frymë, dy derisa nxirrni frymën… dhe kështu me radhë deri në tetë përsëritje.