Me një koeficient inteligjence 145 dhe pse është akoma 8 vjeç, Laurent Simons nga Belgjika ka mbaruar gjimnazin dhe po përgatitet për në universitet.
8-vjeçari thotë se më herët dëshironte të bëhej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.
Koeficienti më i lartë i inteligjencës është 160 dhe këtë numër e ka arritur vetëm fizikanit Albert Ajnshtajn, ndërsa djaloshi 8-vjeçar ka një diference prej vetëm 15 pikësh nga personi që mban vendin e parë si më i zgjuari në botë, shkruan BBC.