Si ta bësh të dashurohet më shumë me ty?

Tuesday, 03 July 2018 11:22

Kush mund t’i këshillonte femrat më mirë për një mashkull, sesa një mashkull tjetër?

Këto janë disa sekrete, që tregojnë se çfarë duhet të bësh për të mbajtur një mashkull gjithmonë pas vetes.

Bëjë për të qeshur pas çdo zënke. Një grindje mes çiftit bën që logjika të largohet nga komunikimi pasi në ato momente ndjenja është ajo që i zë vendin. Por nëse rikthen humorin në momentin e duhur, duke mposhtur çdo shenjë egoizmi dhe inati, atëherë, ai vetvetiu do të zbutet.

Bëjë që të jetë i sinqertë me ty, duke t’i treguar të gjitha. Besimi është baza e një lidhjeje. Gjithashtu është diçka që nuk falet, por fitohet. Kur ai të mësohet me sinqeritetin tënd do e shikojë të nevojshme të jetë edhe vetë i tillë, duke të treguar për çdo gjë që e shqetëson dhe e mundon.

Të jesh atje, kur ka nevojë më shumë për ty. Lidhja përforcohet nga çastet, qofshin ato të mira apo të këqija. Kur përqafimi jot të kthehet në folenë e tij, çdo gjë mund të zgjidhet.

Fli në përqafimin e tij. Një film i mërzitshëm mund të kthehet në momentin tuaj më të bukur. Mos u mundo të shtiresh para tij, leri gjërat të rrjedhin vetë dhe lirshëm.

Kaloni një ditë të tërë në krevat. Do të kuptosh që është i duhuri nëse një ditë rutinë me te nuk të duket e lodhshme dhe e mërzitshme. Edhe ai do të kuptojë që je e duhura që në momentin që mund të ndajë me ty akoma edhe heshtjen.

Mos u shqetëso nëse kalojnë disa ditë pa u parë. Kur një çift nuk takohet për disa ditë, ritakimi është një moment magjik pasi ti e shikon atë si herën e parë, duke kërkuar të zbulosh diçka të re te fytyra e tij. Prania është gjëja më e rëndësishme, por edhe zëri nuk mbetet me mbrapa.

Krijoni kodin tuaj të komunikimit. Mund të jenë disa fjalë që i keni shpikur për njëri-tjetrin. Mund të jenë lëvizje, zëra, figura etj.

Mos e konsidero asnjëherë si të mirëqenë. Mos kurse dy fjalët magjike “të dua”, mos ler ditë të ikë pa i treguar se e do, mos u ndal kurë së e fituari. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...