Disa sekrete, që tregojnë se çfarë duhet të bësh për të mbajtur një mashkull gjithmonë pas vetes.
Bëjë për të qeshur pas çdo zënke. Një grindje mes çiftit bën që logjika të largohet nga komunikimi pasi në ato momente ndjenja është ajo që i zë vendin. Por nëse rikthen humorin në momentin e duhur, duke mposhtur çdo shenjë egoizmi dhe inati, atëherë, ai vetvetiu do të zbutet, shkruan telegraf.
Bëjë që të jetë i sinqertë me ty, duke t’i treguar të gjitha. Besimi është baza e një lidhjeje. Gjithashtu është diçka që nuk falet, por fitohet. Kur ai të mësohet me sinqeritetin tënd do e shikojë të nevojshme të jetë edhe vetë i tillë, duke të treguar për çdo gjë që e shqetëson dhe e mundon.
Të jesh atje, kur ka nevojë më shumë për ty. Lidhja përforcohet nga çastet, qofshin ato të mira apo të këqija. Kur përqafimi jot të kthehet në folenë e tij, çdo gjë mund të zgjidhet.
Fli në përqafimin e tij. Një film i mërzitshëm mund të kthehet në momentin tuaj më të bukur. Mos u mundo të shtiresh para tij, lëri gjërat të rrjedhin vetë dhe lirshëm.
Kaloni një ditë të tërë në krevat. Do të kuptosh që është i duhuri nëse një ditë rutinë me te nuk të duket e lodhshme dhe e mërzitshme. Edhe ai do të kuptojë që je e duhura që në momentin që mund të ndajë me ty akoma edhe heshtjen.
Mos u shqetëso nëse kalojnë disa ditë pa u parë. Kur një çift nuk takohet për disa ditë, ritakimi është një moment magjik pasi ti e shikon atë si herën e parë, duke kërkuar të zbulosh diçka të re te fytyra e tij. Prania është gjëja më e rëndësishme, por edhe zëri nuk mbetet me mbrapa.
Krijoni kodin tuaj të komunikimit. Mund të jenë disa fjalë që i keni shpikur për njëri-tjetrin. Mund të jenë lëvizje, zëra, figura etj.
Mos e konsidero asnjëherë si të mirëqenë. Mos kurse dy fjalët magjike “të dua”, mos lër ditë të ikë pa i treguar se e do, mos u ndal kurë së e fituari.