Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon në kushtet e motit të kthjellët ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore. Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të made të zonave Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat malore por maksimumi mbetet 35- 36°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Europa
Vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të ketë Europa Qendrore dhe pjesërisht Ishujt Britanikë dhe Skandinavia.
Por vijon dominimi i kthjellimeve në Europën Jugore dhe Perëndimore si dhe pjesërisht në zonat Lindore të kontinentit Europian.