Mashkulli i kohëve moderne pëlqen femrat me forma të mbushura, por të tonifikuara dhe pa dhjamë. Meshkujt janë të tërhequr nga pjesët më seksuale të femrës. Këtu do t’ju rendisim pjesët më të bukura të trupit sipas meshkujve:
Sytë: kjo është arma më e fortë e një femre, sipas mendimit të shumicës së njerëzve. Secili prej tyre mund të çarmatosej nga një shikim i thellë.
Vithet: sipas sondazheve të kryera, meshkujt tërhiqen nga femrat që kanë forma të mëdha dhe të lakuara dhe vithet janë një prej pjesëve të trupit që ata i tërheq më shumë.
Gjoksi: një gjoks i ngritur dhe i tonifikuar është tërheqës për çdo mashkull.
Buzët: buzët e trasha dhe me formë janë tipar i një femre të bukur. Buzëqeshja është “pasuri” e femrës dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse mund të bënte për vete çdo mashkull.
Beli i hollë: meshkujt magjepsen nga format, dhe sipas studimeve format e kolme të trupit dhe ngushtësia e belit formojnë imazhin e trupit perfekt të femrës.
Flokët: pavarësisht ngjyrës, flokët janë një tipar i përcaktueshëm i femrës. Meshkujt janë dakord me shprehjen se “flokët janë gjysma e bukurisë së femrës”.
Kurrizi: meshkujt vërejnë një kurbë të vogël femërore në pjesën e kurrizit dhe prandaj ata e shikojnë si një ndër pjesët më tërheqëse tek një femër.
Këmbët: këmbët nuk janë gjëja e parë që të vijnë në mendje kur mendoni pjesët më të bukura të trupit të një femre. Megjithatë, meshkujt i shikojnë si një pjesë joshëse tek trupi i tyre.