×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dëshironi të dukeni më rinj? Ja çfarë këshillohet

Saturday, 07 July 2018 11:42

Të tregoni kujdes në mirëmbajtjen e lëkurës tuaj në mënyrë të shëndetshme, të flini mjaftueshëm, të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime si dhe të eleminoni sa më shumë konsumimin e alkoolit mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të shndritshme dhe të dukeni më të rinj.

Të mos flesh mjaftueshëm:

Një gjumë i mirë jo vetëm ruan aftësitë mendore, por ju ndihmon të dukeni më të rinj. Kjo sepse qelizat epidermale funksionojnë sipas një ritmi të caktuar, dmth natën punojnë për të riparuar dëmtimet që pëson lëkura gjatë ditës, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ose ndotja e mjedisit përreth. E kundërta ndodh kur flemë pak, pasi i gjithë procesi rregullues zerohet –shpjegon dermatologia Joshua Zeichner , nga spitali Mount Sinai. Në këtë mënyrë lëkura nuk arrin të përgatitet për ditën pasardhëse dhe duket e lodhur.

Këshilla : mundohuni të flini të paktën 8 orë natën dhe para se të flini aplikoni një krem hidratant në të gjithe trupin,duke shmangur kështu dehidratimin e lëkurës gjatë natës.

Të konsumosh pak fruta dhe perime:

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, një dietë e balancuar dhe e pasur me fruta dhe perime mund t’ju ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Konfirmimi vjen nga dy kërkime të ndryshme: e para theksohet se vitamina E është vecanërisht e aftë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV dhe të zvogëlojë infeksionet; e dyta e vendos theksin te vitamina A dhe B3, të domosdoshme për të shmangur këputjen e kolagjenit,duke favorizuar kështu elasticitetin e lëkurës. Këshilla: përdorni sa më shumë perime me gjethe jeshile, patate të ëmbla, portokalle, speca të kuq, luleshtrydhe, kërpudha.

Teprimi me të ëmblat:  Të konsumosh shumë niseshte dhe sheqerna ndikon dhe në gjendjen e lëkurës, sepse këto produkte favorizojnë inflamacionet dhe aknet. Përveë kësaj,është për t’u marreë në konsideratë glikacioni,procesi përmes të cilit molekulat e sheqerit lidhen me proteinat e kolagjenit dhe elastinës duke shkaktuar humbje elasticiteti,e për rrjedhojë mundëson shfaqjen e rrudhave të parakohshme. Këshilla: zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe rrisni atë të proteinave,planifikoni ushqimet për të shmangur tundimet.

Alkooli: Konsumimi i alkoolit redukton nivelet antioksiduese në lëkurë,duke e bërë  të vështirë veprimin e radikaleve të lira, gjë e cila favorizon shfaqjen e rrudhave. Por nuk ka akoma mjaftueshëm studime të cilat tregojnë se vetë alkooli lidhet drejtpërdrejtë me plakjen e parakohshme. Të pish shumë alkool rrit rrezikun për sëmundje të rënda të zemrës, favorizon depresionin dhe mund të provokojë disa lloje kanceri.

Këshillë: nqs nuk mund të hiqni dorë nga konsumi i alkoolit, atëherë këshillohet të qëndroni brenda limiteve.

Modifikuar më Saturday, 07 July 2018 11:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...