FBI-a ka publikuar analizën e vet të kriminelëve sipas shenjave të horoskopit.
Në të vërtetë, ka analizuar arkivin e vet, i ka krahasuar ditëlindjet dhe veprat kriminale të cilat i ka kryer personi i caktuar. FBI-a ka arritur në përfundimin që vrasësit serikë janë të lindur në periudhën e caktuar të vitit
Tri shenja dominojnë ndër kriminelët, prandaj jini të kujdesshëm nëse i keni në afërsi:
- 1. GAFORRJA
Besoni apo jo, kjo shenjë e tërhequr emocionale bindshëm udhëheq në listë sipas numrit të delikuenteve, mirëpo më së shpeshti fjala është për njerëzit të cilët kanë bërë krime shumë të rënda në çastet e çrregullimeve shpirtërore – nga kidnapimet deri te vrasjet për hakmarrje dhe pasion.
- 2. AKREPI
Edhe pse mezi zënë vendin e nëntë për nga numri i të burgosurve, kanë zënë vendin e lartë të dytë për shkak të peshës së krimit të cilin zakonisht e bëjnë: vrasjet psikopatike apo serike, ndërkaq udhëheqin bindshëm sipas numrit të vrasësve me pagesë midis shenjave të horoskopit.
3. SHIGJETARI
Janë kriminelët më të shumtë që radhiten në vendin e tretë, mirëpo tregimi i tyre është i ndryshëm nga dy shenjat e para: fjala është për banditët dhe mashtruesit e shkathët të cilët rrallë herë i lëndojnë viktimat e tyre.
Shenja më naive janë gjithsesi BINJAKËT. Sipas Agjencisë së sigurimit duket që ata janë më së paku të rrezikshëm. Duart e tyre kanë qenë më së paku të lyera me gjak. Ata thjesht askënd nuk e marrin aq seriozisht për ta vrarë apo lënduar.