Është e njohur që varësia financiare nga dikush mund të ndikojë në ndjenjën e dominimit dhe barazisë në lidhje dhe ai person i cili është i varur financiarisht nga partneri e kompenson këtë në mënyra të pashembullta.
Nga ky mendim udhëhiqej ekipi hulumtues i cili ka zbuluar që kur femra fiton dukshëm më shumë sesa partneri, shanset janë më të mëdha që ai ta tradhtojë.
Hulumtimi i Universitetit në Connecticut ka zbuluar që meshkujt e moshës midis 18 dhe 33 vjeç, të cilët fitojnë shumë para tradhtojnë më rrallë, ndërsa meshkujt të cilët fitojnë dukshëm më pak se partneret e veta janë të parët që tradhëtojnë.