Pasi kishte thënë se nuk shoqërohet me shoqet e saja kur mbesin shtatzënë dhe se masturbimi duhet të mësohet në shkolla, shkrimtarja kontroversiale Nadia Bakodiais tani i ka ndarë mendimet e saj sa i përket martesës.
Ajo thotë se martesa është për idiotë.
Blogerja australiane e cila shkruan për ‘SheSaid’ ka thënë se të rriturit e edukuar të cilët vendosin të martohen janë budallenj sepse ideja e monogamisë thjesht nuk është në “ADN-në tonë”.
Ndonëse 34-vjeçarja ka qenë e martuar më parë për thuajse një dekadë, ajo tani po i paralajmëron njerëzit të mos e bëjnë të njëjtën gjë.
“Nuk është natyrale të bëni seks me të njëjtin person çdo herë. Mendimet personale anash, hulumtimet rreth lidhjeve mes njerëzve kanë treguar se, sado që përpiqemi, thjesht nuk jemi të krijuar për ta shpenzuar jetën vetëm me një person”, ka thënë ajo.
Nadia ka thënë se pavarësisht që njerëzit e kanë kapacitetin për të krijuar lidhje komplekse dhe domethënëse me njëri-tjetrin, besnikëria afatgjate nuk është në ADN-në tonë.
Ajo ka thënë se qëndrimi i saj nuk duhet të shërbejë si justifikim për ta tradhtuar partnerin, dhe se tradhtia është e pafalshme.
“Më shumë ka shanse të vdisni nga një aksident me aeroplan sesa të jeni në një lidhje afatgjate me dikë që nuk do t’ju tradhtojë”, ka shtuar ajo.
Sipas Nadias, më mirë është të mbeteni beqarë ose në një lidhje të hapur sesa të ngecni në një lidhje toksike apo abuzive me vetëm një person.