Besi publikon foton e vajzës dhe tregon për kuptimin e emrit të saj

E Enjte, 12 July 2018 19:28

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila janë bërë prindër të vajzës së tyre, Ajkës. Në një postim të gjatë, ku aktori i humorit tregon se sa i lumtur është, Besi tregon ndjesitë e ditës sotme dhe shpjegon kuptimin e emrit të vajzës.

“O lul’e bukur e gjakut tim.

I gjithe kuptimi i jetes dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo me shum se 2 duart e mia, as me i rende se disa kg, sa e vogel bota, kaq sa ti qenka.

Asgje si ty, asnjehere sja kam ndjere rendesin, vleren dhe plotesin jetes me shum se sot.

Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise. Nena jote eshte “ajke” me vete. Eshte kujdesur aq shum per ty, eshte lutur aq shum edhe sa shum te ka kenduar kenge engjejsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjale. Edhe un do perpiqem, por un di ninulla vetem per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe per Baftjarin, por qe ti ske si ta njohesh.😂

Ajka, ne jete jep sa me shum dashuri, nga bota jote, po vjen ne nje bote tjeter ku per kaq shekuj kemi bere vetem shpikje se si ta shkaterrojme edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tend duke ber gjithcka me dashuri, si forcen dhe energjine me te jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tende, dhe prej saj erdhi i gjithe krijimi i gjithckaje. Ndaje kafshaten e bukes me nevojtaret edhe mos jep vetem therrimet.

Gjat jetes kam dashur te jap vetem buzqeshje tek te tjeret, por askush sme ka bo te qesh e t’qaj njekohesisht, askush si ti. Hera e pare qe jam publik, ti me bon te qesh vec sa levize doren, me bone te qesh edhe kur hape syt, me bone me qesh edhe kur po flije, kuptova qe un sja them humorit fare, kot e mbaj veten per te tille.

Un edhe nena jote te premtojm me teper se sa dashuri. Nejse, do me duhet te bohem edhe çun Fushe-Kruje kur naj djale do guxoje te grricet me ty.

Vendosem qe ti te lindje ketu n’Shqipni, ta duash vendin tend, mbase nuk do te t’ofroje aq sa duhet, por do t’flasesh gjuhen me hyjnore n’bote, gjuhen e Perendive, dhe gjuhen e Zotit, te paren, shqipen, pasurin me t’madhe te ketij kombi.

Lutem per te gjithe ata qe me njohin dhe i njoh, qe Zoti ti bekoje me femije, sinqerisht.

Ajka, ti nuk e ke idene sa t’lumtur jemi me ty, tani te lutem mundohu te na lesh te flem pak gjume. Amen.

Zoti ju rujt.

Bes & Xhensila Kallaku.

PS: Ju lutemi respektoni privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.”- shkruan Besi në Instagram, në foton e parë që ka postuar vetë në profilin e tij.

Screenshot 4

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...