U mor peng/ Modelja: Si e bëra rrëmbyesin të dashurohej me mua

Tuesday, 17 July 2018 10:30

Modelja britanike Chloe Ayling, e cila vitin e kaluar u mor peng në Itali për 6 ditë, ka rrëfyer ditët e saj të vështira. Ndonëse pasi arriti të fitoi lirinë ajo u kthye në Britani, shumë njerëz ishin skeptikë për historinë e saj. BBC i ka kushtuar një artikull modeles, e cila tregoi se si duhet të bënte rrëmbyesin e saj që të binte në dashuri me të. Modelja tregoi se ajo kishte rënë në një kurth, ku gjithçka ishte mirëmenduar nga autori i ngjarjes, Lukasz Herba, i cili ishte frymëzuar nga filmi “By Any Means”.

Chloe teksa i ishte përgjigjur pozitivisht një ftese për një fotoshoting mode në Milano, ishte përballur me kurthin, ndërsa ishte marrë peng. Ajo si fillim u drogua dhe më pas u dërgua në një shtëpi në periferi të Torinos. “Duhej ta bëja rrëmbyesin të binte në dashuri me mua. Sapo nisëm të flisnim, e kuptova se ai po fillonte të më pëlqente, ndaj duhej ta përdorja këtë në avantazhin tim. Ky ishte shansi im për t’ja dalë mbanë”- tha ajo, shkruan BBC.

Kur arriti të ishte e kthjellët dhe e vetëdijshme se ishte marrë peng, autori i kishte thënë se ajo do të përfundonte në punonjëse seksi nëse nuk i siguronte atij 300 mijë euro. Pas 6 ditësh qëndrim në këtë banesë, vajza arriti që të arratisej prej aty, ndërsa iu drejtua për ndihmë policisë. Kjo e fundit arrestoi autorin. Autori i grabitjes, Lukasz Herba nga Polonia, u dënua me 16 vjet burg të hënën nga gjykata italiane. BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...