Të jesh 42 vjeç por të dukesh jo më shumë se 18 ky është rasti i rrallë i Lure Hsu. Bukuroshja nga tajvani ka lindur më 15 gusht të vitit 1975. Ajo numëron mbi 600 mijë ndjekës në rrjetin socal Instagram. Pas pamjes së saj rinore, përveç gjenetikës fshihet disa sekrete. Lure Hsu gjatë gjithë kohës tregon një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj fytyrës së saj. Ajo nuk harron kurrë të përdorë kremin kundra diellit, madje përpiqet të shmangë sa më shumë ekspozimin e fytyrës në diell. Gjithashtu fashionistja nga Taivani i bën fytyrës pastrim të mirë.
Ndërsa për sa i përket formës perfekte trupore 42-vjeçarja ndjek një dietë ushqimore në përbërje të së cilës ka shumë fruta dhe perime dhe shmang pijet me sheqer dhe të gazuara. Në vend të tyre preferon të konsumojë vetëm ujë dhe kafe. Pjesë e shëndetshme e dietës janë edhe ushqimet e pasura me fibra dhe proteina. Sigurisht nuk mungon ushtrimi i aktiviteteve fizike.
Nëse edhe ju doni të mbeteni të rinj për një kohë të gjatë atëherë merrni shembull nga rasti i saj. /55news.al/