Vajza e parë me ngjyrë që u kurorëzua “Miss Univers” në Britaninë e Madhe në historinë 66-vjeçare të konkursit e ka quajtur rastin e saj “një arritje të madhe”.
Dee-Ann Kentish Rogers, e cili është gjithashtu një atlet konkurrues dhe po studion juridik thotë se reagimi masiv ndaj faktit se ajo është një vajzë me ngjyrë e ka befasuar.
Në një intervistë, ajo tha: “Dua ti jap një këshillë të gjithë vajzave të reja se pavarësisht ngjyrës së lëkurës tuaj, ju mund të ndryshoni zemrat e njerëzve. Edhe pse jam përgatitur për këtë konkurs për një kohë të gjatë, kam qenë gjithmonë Dee-Ann. Tani që jam shpallur fituese, kam ardhur në përfundimin se nuk kam fituar vetëm si Dee-Ann, por edhe si vajzë me ngjyrë.”
25-vjeçarja nga Anguilla jeton në Birmingham dhe do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në edicionin e 67-të të Miss Universe. Lapsi.al