×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kujdes! Këto janë 5 rastet kur partneri ose partnerja ju tradhton

Premte, 20 July 2018 18:22

Tradhtia fizike

Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme të tradhtisë. Nëse dikush shkon në një marrëdhënie seksuale me dikë tjetër që nuk është partneri, automatikisht kjo quhet një tradhti fizike. Megjithatë, tradhtia fizike nuk supozohet të jetë ajo e cila pas aktit pasohet me një mëngjes të mirë së bashku sepse këtu kemi hyrë në një tjetër fazë. Nëse gjithçka mbaro me seksin, kjo ka qenë vetëm tradhti fizike. Shpesh “one night stand” (të shkuarit për një natë) është pjesë e këtij klasifikimi. Ekspertët thonë se duke qenë se kjo tradhti nuk ka vazhdimësi, është dhe më e vështira për tu kapur nga partneri tjetër. Megjithatë ka ndodhur në shumë raste që pikërisht tradhtia fizike të ketë kontribuar për mirë në çift, pasi pikërisht gjatë proçesit të kësaj tradhtie partneri ka kuptuar se e dashuron shumë atë që ka në krahë.

-Të keni fantazime seksuale për dikë tjetër

Është normale të fantazosh për njerëzit që ju duken tërheqës, pavarësisht nëse ju jeni në një marrëdhënie. Kjo fantazi, nëse shkon në nivele të larta sigurisht që do të shkojë drejt tradhtisë. Në përgjithësi, kjo lloj tradhtie është e lehtë për tu kapur sepse partneri supozohet t’i dijë pëlqimet tuaja dhe ju mund t’i keni treguar atij/asaj lidhur me personat që ndoshta do ju tërhiqnin. Ekspertët thonë se nëse gjithçka mbetet me fantazinë, ka veçse benefite për çiftin.

-Të kesh ndjenja romantike për dikë tjetër

I njohur gjithashtu si “pabesi emocionale”, kjo lloj tradhtie mund të jetë e vërtetë por shumë momentale. Ndodh që të takosh dikë dhe të të pëlqejë shumë mënyra se si flet, ecën apo vepron. Në këtë moment kujtoni se po bini në dashuri, por thjesht është një pëlqim i lartë ndaj një atributi të një personi tjetër. Në rast se ju do filloni realisht të flirtoni dhe do ndiheni sikur diçka s’po bëni mirë në lidhjen tuaj është pikërisht momenti kur dhe do e vlerësoni më tepër partnerin që keni në krah. Në shumicën e rasteve, ndjenjat romantike për dikë tjetër, nuk finalizohen me ndarjen nga partneri aktual.

-Shpenzimet sekrete

Po, duke fshehur zakonet e shpenzimeve nga gjysma tjetër mund të konsiderohet një formë tradhtie. Kjo sepse ju i fshini detaje të rëndësishme partnerit dhe me shumë mundësi nuk do ta keni problem që pjesë të këtyre shpenzimeve që nuk i tregoni t’i drejtoni rreth personave potencialë me të cilët flirtoni. Megjithatë kjo “tradhti” ka anën e saj të mirë: është shumë më e thjeshtë të surprizoni partnerin tuaj me një udhëtim, dhuratë apo gjetje tjetër origjinale dhe ai/ajo s’do e presë fare duke qenë se nuk i ka ditur shpenzimet tuaja sekrete.

-Aktiviteti i fshehtë i mediave sociale

Sipas Dana Weiser, profesor i zhvillimit njerëzor në Universitetin Teknik të Teksasit, tradhtia e mediave sociale po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe zakonisht merr dy forma. E para është jopublikisht seksuale, pra kaloni kohë duke pëlqyer postimet e ish-partnerit në Instagram ose duke flirtuar me njerëz në aplikacionet e takimeve. E dyta, mund të përshkruhet si tradhti ndaj partnerit tuaj me telefonin tuaj pasi kaloni më shumë kohë në mediat tuaja sociale sesa të. Megjithatë shpesh rrjetet sociale mbushin kohën e lirë, që do të thotë se një çift që e dashuron njëri-tjetrin dhe e kupton mirë natyrën e njëri-tjetrit, do ta kalonin pengesën e rrjeteve sociale duke e bërë më të bukur lidhjen e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...