Buzët janë në forma të ndryshme dhe në madhësi të ndryshme për çdo njeri. Ngjyra dhe forma e tyre i japin hijeshi dhe sensualitet fytyrës së një femre. Dhe jo vetëm. Forma e buzëve të një femre mund të zbërthejë edhe shumë anë të panjohura të personalitetit të të saj.
Buzët si kukull:
Femrat që kanë buzë të vogla dhe të rrumbullakëta janë shumë energjike, të sigurta në vetvete dhe të lumtura.
Buzët e zymta:
Kjo lloj forme është shumë e përhapur, por nuk ka të njëjtin konotacion negativ si vetë fjala. Femrat që kanë këtë lloj forme kanë shumë besim në vete dhe janë këmbëngulëse.
Buzët e gjera:
Personat që kanë buzët e gjera janë shumë të ekuilibruar. Janë shumë pozitivë dhe shquhen për karakterin e tyre të qëndrueshëm.
Buzët e Kupidit:
Buzët e Kupidit janë shumë joshëse. Vajzat që kanë këto buzë janë shumë romantike, joshëse dhe shumë krijuese. Prakticiteti nuk është arma më e fortë.
Buzët e holla:
Buzët e holla janë karakteristikë e femrave praktike dhe të kujdesshme. Ato janë paksa të turpshme dhe jo domosdoshmërisht të sigurta në vetvete.
Buzët e rëna në një anë:
Kjo lloj forme është karakteristikë e personave që janë të qetë, të tërhequr dhe që duan privatësinë. Zakonisht janë treguese të një personi që është analitik.
Buzët e vogla:
Buzët e vogla nuk duhen të ngatërrohen me formën e buzëve të kukullës. Thjesht janë në proporcion jo të drejtë me tiparet e tjera të fytyrës. Personat që kanë këtë formë të buzëve janë të pavarur dhe u pëlqen të vendosin vetë.
Buzët e mbushura:
Buzët e mbushura, kujdes po flasim për të vërtetat dhe natyrale, dinë si të tërheqin vëmendje. Femrat që kanë këtë formë janë joshëse dhe pasionante.