×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dua Lipa në listën e videoklipeve të shekullit të “Billboardit”

Diel, 29 July 2018 15:18

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-t.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...