Zall-Dardha, ose Dardha. Është ky emri i kësaj krahine në Dibër që ka nxjerr personalitete të rëndësishme në mjaft fusha të jetës, por kur bëhet fjalë për artin, veçanërisht muzikën, banorët e kësaj zone janë liderë në shkallë rrethi, qarku apo vendi!. Në kuptimin e plotë të fjalës janë një zonë që kanë nxjerrë në tregun muzikor talente të jashtëzakonshme, e pikërisht nga ai truall ku edhe pse i braktisur në vite (pse vitit 1990), sërish talentet nuk kanë munguar të shfaqen sërish edhe gjatë viteve të tranzicionit. Po i kujtojmë më poshtë të mëdhenjtë e muzikë dibrane dhe shqiptare, por në këtë shkrim po ndalemi tek personazhi i këtij shkrimi, me i riu, që të impresionon me talentin e tij, zërin e shkëlqyer që ka, atë që ka trashëguar mësë miri vlerat e muzikë dibrane dhe ndjekur rrugën e këngëtarëve që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e muzikë shqiptare.
Ai quhet Bledar Kaca, i lindur në fshatin Tartaj më 20 maj 1988, komuna, ose siç njihet sot Njësia Administrative Zall-Dardhë, pjesë e bashkisë Dibër. Kuptohet që të jesh nga kjo zonë, talentin e ke, ose siç thuhej në një nga emisionet televizive që evidentonte talente, faktorin “X” e ka, veçse atë duhej ta evidentoje tek ai, apo dikush të ia vinte në pah. Kjo ka ndodhur me Bledar Kacën, i cili që në moshën 13 vjeçare është angazhuar në Shtëpinë e Kulturës Zall-Dardhë, ku edhe pse më largimin masiv të njerëzve sërish mbeti në këmbë duke evidentuar vlerat në zonë. I rritur me muzikën, duke dëgjuar këngëtarët dibranë, i angazhuar me përgjegjësin e Shtëpisë Kulturës Zall- Dardhë, Xhelal Çerpja , prej moshës 13 vjeç ka nisur shfaqjen e talentit të tij duke marrë pjesë në disa festivale të Zall Dardhës ku ato organizoheshin. Duke u rritur në moshën, Bledari u rrit dhe profesionalisht ku është angazhuar rregullisht në aktivitete, por nuk mund t’i shpëtonte as tundimit ku prej moshës 17 vjeç do merrte pjesë në dasmat e zonës dhe gëzimet tjera familjare, për tu zhvendosur më vonë në Durrës me familjen ku nuk e ndërpreu aktivitetin profesional.
Bledar Kaca, tashmë ka ardhur për shikuesit dhe dëgjuesit dhe me këngët në Videoklip në vitin
2016 erdhi më këngët Hit, “Mos harro se je dibran”, dhe më pas ka pas bashkëpunime me Leonard Islamin në këngën: -“ Kukesi e Dibra krah për krah” si dhe ka realizuar këngë kushtuar personaliteteve të zonës në Dibër apo krahinave të shquara që kanë bërë jo vetëm historinë e Dibrës, por të Shqipërisë. Duke qenë një këngëtar i dashur për atë çfarë jep profesionalisht, Bledar Kaca është ftuar të marrë pjesë në disa koncerte në Kosovë, Maqedoni, Greqi Suedi etj. Bledar Kaca, sa ka nisur në rrugën e të viganëve të muzikës dibrane për të lënë dhe ai gjurmën e tij me punë e përkushtim.
Kujtojmë që Zall Dardha ka nxjerr ikona në fushën e artit popullor, muzikës e valleve popullore. Në këtë zonë lindën dhe u rritën njerëz që lanë gjurmë në muzikën etnike shqiptare si; Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Skënder Cala, Lirie Rasha, Qerim Sula, Caje Poleshi, Xhelal Çerpja, Sherif Dervishi, etj. Janë pikërisht këta emra që kanë bërë që Zall Dardha të quhet djepi i artistëve.