Ke nisur të dalësh me dikë por nuk je e sigurt në ndjenjat e tij. Sigurisht që të pëlqen, por do të kuptosh nëse edhe ai ndjen të njëjtën gjë. Sigurisht nuk është e lehtë për të kuptuar se çfarë ndodh në mendjen e një mashkulli apo në zemrën e tij, por disa shenja dhe mund të na e tregojnë.
Në dashuri ka rregulla të ndryshme, dhe më e rëndësishmja, gjithçka është çështje e marrëveshjes që duhet të ekzistojë midis partnerëve.
Psikologët arrijnë të dallojnë shenja që i veçojnë meshkujt e dashuruar, dhe na bëjnë ta kuptojmë më lehtë në ai do të jetë në jetën tonë. Ja disa prej tyre:
Mesazhet
Një mashkull i dashuruar është i vëmendshëm ndaj mesazheve. Ai nuk vonon asnjëherë të përgjigjet, pasi është gjithmonë në pritje të tij. Ai jo vetëm pret mesazhe por edhe shkruan të tillë.
Vëmendja
Një mashkull i dashuruar përpiqet të japë vëmendje, dhe shkëput gjithë lidhjet e mëparshme. Këtë mund ta kuptosh lehtë. Nëse ai do të jetë gjithë kohës me ty, sigurisht që nuk ka në horizont asnjë femër tjetër.
Prioriteti
Në dashuri ndryshojnë ekuilibrat. E nëse jeta e tij vijon të jetë si më parë, dhe vijon të takojë miqtë apo rutinën duke mos të vënë ty në vend të parë, atëherë nuk është i dashuruar. Ai nuk duhet të thotë se “kam një darkë me kolegët e punës”, pasi ata s’mund të jenë asnjëherë më të rëndësishëm se ty.
Instinkti
Mos e injoroni instinktin. Ai mund tua tregojë shpesh më mirë se çfarë ndodh me të. Në fund dashuria është çështje të ndjeri dhe zemra di ta dallojë furtunën nga larg, apo diellin që po afrohet drejt saj. Dëgjojeni zemrën.