Mes nxitjes së Pekinit për ta kthyer vendin në një central elektrik të inteligjencës artificiale dhe për të futur teknologjinë në të gjitha aspektet e jetës, disa sipërmarrës kinezë po çojnë ekspertizën në një kufi të ri, duke ndërtuar kukulla seksi, por këtë herë të “zgjuara”.
Një nga krijuesit më të mëdhenj të kukullave të seksit të Kinës ka nisur projektin që quhet kukulla “AIl-poëered”, që do të thotë se me të mund të shkëmbesh biseda të thjeshta, ndërkohë që gjatë seksit ajo lëviz sytë dhe krahët dhe këmbët.
Ka një larmi formash të trupit dhe fytyrës. Klientët mund të personalizojnë kukullat e tyre duke zgjedhur opsione të ndryshme të pamjes duke përfshirë lartësinë, stilin e flokëve dhe ngjyrën e syve. Kukullat gjithashtu mund t’u përgjigjen pyetjeve, por nuk mund të bëjnë biseda shumë të gjata.
Kukullat nxjerrin fjalë nga një fjalor me bazë të dhënash mbështetur nga firma kineze Baidu. Kompania ka shitur rreth 20 kukulla “All-powered” deri më tani, me çmim midis 10,000 dhe 50,000 juanë, (rreth £ 1,100- £ 5,500).