Dashi
Lidhjet e dashurisë të nisura rishtas nuk janë fort emocionuese. Të lindurit në shenjën e dashit që kanë dalë së fundmi nga një raport dashuror, nuk duhet të hidhem menjëherë në një tjetër. Marrëdhëniet në krizë, që i kanë bërë ballë një periudhe të gjatë plot me sprova, tashmë do t’i gëzohen një periudhe qetësie, sepse Mërkuri dhe Dielli janë në pozicion mjaft të favorshëm. Në harkun kohor 10-19 gusht mund të ndodhë një përballje mjaft domethënëse dhe epshi është në nivele shumë të larta. Gjatë udhëtimi mund të takoni një person vërtet të rëndësishëm. Flirtet rastësore do të ikin bashkë me gushtin.
Demi
Është shumë e rëndësishme të gjeni pakëz qetësi shpirtërore. Mundësitë janë të ndryshme. Ata që kanë dalë nga një krizë dashurore, do të jenë të gatshëm të rindezin pasionin. Ndërkohë, ata që janë ndarë rishtas, do të jenë të predispozuar të krijojnë njohje të reja. Ata që janë prej kohës në një lidhje të qëndrueshme, do të zgjidhin disa çështje ekonomike apo profesionale, për të shmangur debatet e pakëndshme, sepse nervozizmi i njërit nga partnerët pasqyrohet te marrëdhënia në çift. Të rinjve kjo verë e nxehtë u ka rezervuar disa flirte që lindin krejt papritur. Pjesa e dytë e gushtit është më e favorshme, sidomos rreth datës 22.
Binjakët
Në aspektin e ndjenjave, gushti është një muaj i nxehtë. Që prej të hënës, më 6 gusht, situata merr rrjedhë pozitive. Disa miqësi mund të shndërrohen në histori dashurie. Është muaji më i bukur për njohje të reja dhe për të jetuar lirshëm ndjenjat. Pozicionimi i yjeve do t’ju vijë në ndihmë të zgjidhni edhe ndonjë krizë të mundshme bashkëshortore. Ata që ndodhen në dilemë mes dy historive, do të bëjnë një zgjedhje. Beqarët i këshilloj që t’i kalojnë pushimet në vende të populluara, sepse mund të hasin ndonjë surprizë të këndshme.
Gaforrja
Çiftet e dashuruara duhet të përpiqen të ruajnë ekuilibrin pas shumë vështirësish. Raportet familjare nuk janë fort të thjeshta. Me gjasë, njëri nga dy partnerët po përballet me një situatë të pakënaqshme në punë. Vitin e kaluar dashuria dukej si shpëtimtarja e vetme në një periudhë vështirësish, kurse këtë vit është e kundërta, duket sikur ju kufizon. Nëse keni probleme ligjore me ndonjë ish-partner, përpiquni t’i zgjidhni me sa më pak përplasje të jetë e mundur. Kujdes me raportet me fëmijët, sepse disa ditë paraqiten më të tensionuara, si për shembull, java 20-26 gusht. Lidhjet sekrete dhe flirtet e lindura rishtas nuk do të zgjasin shumë. Mos jepni shumë nga vetja në marrëdhëniet rastësore.
Luani
Për sa i përket aspektit të ndjenjave, zemra fillon të zbutet, edhe për ata që kanë pësuar zhgënjime në të shkuarën. Disa situata familjare janë tronditur nga ndodhi të papritura, por tani duhet parë drejt së ardhmes me qetësi dhe në mënyrë spontane. Duhet ta vini veten në vendin e partnerit dhe të mos i mëshoni vetëm bindjeve personale. Gushti do të jetë një muaj rimëkëmbje nga problemet e së shkuarës, por duhet të keni forcë të pranoni gabimet. Njohjet e reja favorizohen shumë nga Venusi dhe rreth datës 20 pritet të përjetoni emocione të forta. Gushti është muaji juaj, sepse dielli kalon në shenjë. Nëse tensioni është në nivele të larta, si pasojë e aktiviteteve të shumta, përpiquni të çlodheni.
Virgjëresha
Saturni është në fillimin e një rrugëtimi të gjatë në shenjën tuaj. Ai është planeti i zgjidhjeve drastike, por edhe i surprizave të mëdha. Marrëdhëniet familjare dhe dashurore do të shkojnë shumë më mirë se në të shkuarën. Emocionet janë më të qarta dhe vendimet mund të merren më lehtë, duke lënë pas shpinë ankthin dhe shqetësimet. Venusi del nga shenja juaj më datë 6, por gjithsesi kjo periudhë mbetet mjaft e bukur për takime të reja dhe për forcimin e marrëdhënieve të nisura në korrik. Ditët më me fat janë 13-14 gushti dhe 21-22 gushti. Nëse keni ende ditë pushimi, shfrytëzojini në javën e parë të muajit. Periudhë e favorshme edhe për martesat, lindjet e fëmijëve apo strehimin.
Peshorja
Dashuritë më të bukura janë ato aventuresket. Gushti i favorizon shumë flirtet që lindin në plazh dhe ndjenjat që nuk i keni provuar prej kohës. Të rinjtë e shenjës sigurisht që janë beniaminët e kësaj periudhe. Personat e rritur, edhe nëse kanë kaluar një ndarje rishtas, nuk duhet t’i humbasin shpresat për takime të reja. Do t’u hapet drita jeshile emocioneve të forta dhe projekteve për jetën. Çiftet e konsoliduara, që i kanë shpëtuar stuhisë së muajve të fundit, pothuajse po shohin dritë në fund të tunelit, por duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi marrëdhënies seksuale. Venusi në pozicion të favorshëm mundëson takime interesante në datat 14-15 dhe 24-25 gusht. Pozicionimi i yjeve do t’ju sjellë pakëz qetësi.
Akrepi
Historitë e dashurisë që lindin gjatë gushtit mund të jenë të rëndësishme, sepse Venusi hyn në shenjën tuaj në shtator. Nëse keni ndërprerë një lidhje si pasojë e tensioneve të shtuara apo ndërhyrjeve nga persona të tretë, do të keni mundësi të bashkoheni përsëri në periudhën shtator-dhjetor. Takimet e reja paraqiten interesante dhe duhen jetuar me intensitet, edhe pse mund të mos konsiderohen si dashuritë e mëdha të jetës. Ditët më me fat në këtë fushë janë 16, 17 dhe 18 gushti. Flirtet e fshehta mund t’ju hapin ndonjë problem, sidomos nëse keni angazhime të tjera. Shmangni konfliktet dhe debatet me tone të larta, sidomos më datë 10 dhe 12 gusht.
Shigjetari
Dashuria zgjohet sërish prej ndikimit të Venusit pas datës 6. Çiftet që kanë qenë larg njëri-tjetrit për arsye të ndryshe, i këshilloj që të planifikojnë pushimet sa më shpejt. Më datë 15-16 gusht pasioni do të jetë në nivele mjaft të larta, si pasojë e ndikimit të Hënës. Nëse jeni në kërkim të historive të dashurisë apo flirteve, mund t’ju ndodhë diçka e bukur. Madje, mund të jeni të pavendosur mes dy raporteve të ndryshme. Ata që ngulmojnë të qëndrojnë vetëm, po gabojnë, sepse pozicionimi i planetëve premton emocione të mëdha. Është muaj mjaft pjellor për ata që duan të shtojnë familjen. Jeni ende beqarë? Normale, sepse keni frikë të humbni lirinë personale, edhe nëse dikush ju pëlqen. Përgjithësisht, ju ndieni tërheqje ndaj atyre që ju shmangen, por ka ardhur koha të ndërtoni një raport të qenësishëm me personin e duhur në krah.
Bricjapi
Çiftet që vendosën të martoheshin apo bashkëjetonin gjatë verës do të jenë të qeta dhe do të bëjnë plane të mëdha për të ardhmen. Nëse keni nisur një histori dashurie rishtas, do të ndiheni më të kënaqur. Kur horoskopi është kaq pozitiv sa juaji këtë muaj, është e pamundur që t’u bësh ballë risive, flas këtu edhe për ata që ndihen të trishtuar e të vetmuar. Do të keni takime të reja dhe propozime interesante. Mos gjykoni në mënyrë drastike dhe mos iu shmangni ndjenjave. Lëreni veten të lirë dhe do të përjetoni ndjesi shumë të bukura. Edhe ky është një muaj i shkëlqyer për t’u martuar, për të nisur bashkëjetesën, për të ngjizur një fëmijë, apo për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Gushti është muaji ideal për ripërtëritjen fizike.
Ujori
Ata që pëlqejnë flirtet dhe aventurat, në gusht do të gjejnë raportet ideale. Ky muaj zgjon emocione të reja në jetën tuaj. Përpiquni ta lini pas të shkuarën. Nëse jeni vetëm, hidhuni në sulm dhe pranoni ftesat që keni, pasi nuk do të gaboni në zgjedhje. Mesi i gushtit paraqitet mjaft pozitiv, sidomos data 15. Nëse keni konflikte me ish-partnerin, brenda pak javëve do të arrini një ndërmjetësim që çon drejt zgjidhjes. Çiftet do të arsyetojnë më qartë për planet e së ardhmes. Ata që kanë dy lidhje paralele, do të marrin një vendim e shumta brenda nëntorit. Shëndeti kërkon vëmendje, edhe pse vihet re një përmirësim i ndjeshëm në raport me muajt e parë të vitit. Mjafton të merrni masa dhe të mos lodheni në mënyrë të skajshme, gjë që u ndodh shpesh të lindurve në shenjën e Ujorit. Ditët më të tensionuara do të jenë 17 dhe 18 gushti. Përpiquni të çlodheni e të qetësoheni pak, bëni ecje të gjata më këmbë, ose xhiro me biçikletë, se aktiviteti fizik ju vjen mjaft në ndihmë.
Peshqit
Në aspektin e ndjenjave, i keni kapërcyer tashmë sprovat e korrikut. Çiftet që mbijetuan duhen shumë dhe mund të arrijnë ndonjë marrëveshje të rëndësishme, sidomos pas datës 6 gusht, kur Venusi nuk ndikon më negativisht. Dashuria do t’u falë kënaqësi të shumta edhe atyre që pëlqejnë flirtet rastësore. Ndërkohë që çiftet e martuara rishtas mund të hasin disa situata të tensionuara, kryesisht për ndarjen e përgjegjësive të secilit, po ashtu edhe çiftet që janë bërë me fëmijë. Ndjenjat marrin hov pas datës 17 dhe kulmojnë më datë 26, kur Hëna hyn në shenjën tuaj. /Living/